Trajanov: Maqedonia, një njësi zgjedhore

Pas RDM-së së Liljana Popovskës, edhe Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit shprehet pro idesë për një njësi zgjedhore. Përmes një komunikate, LD-ja thekson se modeli i shumicës me plus 17 deputetë, i propozuar nga kryeministri Gruevski, do të nxiste dhunë dhe do të krijonte kushte për vendosjen e sistemit autoritar, shkruan Alsat-M.

“Lidhja Demokratike qëndron fuqishëm në përcaktimin për modelin proporcional, ndërsa Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore. Me këtë model sigurohet që përbërja e Parlamentit të përfaqësojë realisht vullnetin e qytetarëve, si dhe sigurohen kushte për demontimin e sistemit njëpartiak dhe rritjen e përgjegjësisë së Qeverisë. Lidhja Demokratike u bën thirrje partive, asociacioneve qytetare, ekspertëve, si dhe të gjithë atyre që janë për demokraci dhe sundimin e së drejtës, të përkrahin idenë që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore”, thuhet në komunikatën e LD-së.

Sistemi proporcional me një njësi zgjedhore u përkrah edhe nga shumë parti të tjera shqiptare e maqedonase, ndërsa deri tani kundërshtohet vetëm nga VMRO dhe BDI.

Lajme të ngjashme

Back to top button