BDI: Ja se kur do të analizohen propozimet e Gruevskit për modelin zgjedhor

Pas propozimit të kryeministrit Nikolla Gruevski, për miratimin e modelit zgjedhor me shumicë dhe 17 vende shtesë deputetësh për partinë që do t’i fitojë zgjedhjet, në një prononcim për Portalb, nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se vetëm pasi të ndryshohet me ligj zgjedhja e Qeverisë, atëherë mund të analizohen propozimet e tilla.

“Propozimet e tilla mund të analizohen pasi që të rregullohet me ligj zgjedhja e Qeverisë me Badenter”, thonë për Portalb, nga Qendra për Informim e BDI-së.

Ndërkaq, dje Gruevski tha se VMRO ofron të votohet ligj që partia fituese pas përfundimit të zgjedhjeve të merr plus 17 deputetë.

“Kështu formohet qeveri stabile dhe nuk ka arsyetim pse nuk janë bërë disa projekte”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

LEXO: LSDM: Çfarë nuk do të shpik Gruevski pasi është kapur me duart në kutitë votuese
LEXO:
RDK: Me propozimet e tij, Gruevski diskriminon shqiptarët

Lajme të ngjashme

Back to top button