Katër hapat e zhvillimit të një super-karriere

Katër hapat drejt zhvillimit të karrierës janë:

Hapi 1: Zhvillimi personal – Vetëndërgjegjësimi

Edhe pse disa njerëz kanë qenë në vendin e tyre të punës për shumë vite, një përqindje e madhe e punëtorëve më të vjetër vazhdojnë t’i nënçmojnë shkathtësitë, përvojat dhe njohuritë e tyre. Nxënësit duhet të përgatiten në moshë të re për të vlerësuar shkathtësitë dhe njohuritë e tyre unike, për t’ua mundësuar atyre që të përgatiten për punësim në të ardhmen. Hapi i parë në procesin e menaxhimit të karrierës u ndihmon atyre të zbulojnë më shumë për veten e tyre dhe çfarë kanë për të ofruar, që nga ana tjetër u ndihmon atyre të ndërtojnë besimin e tyre duke e bërë më të lehtë për t’i menaxhuar planet e karrierës.

Hapi 2: Kontrolloni botën e punës – këshillimi dhe planifikimi i karrierës

Shumë prej punëtorëve më të vjetër mund të mos kenë pasur kurrë mundësinë për të ndërmarrë veprime të cilat do ta përputhnin karrierën me shkathtësitë e tyre, apo veprimet e vlerësimit të aftësive të tyre për t’ju ndihmuar që të zbulojnë fushat më të përshtatshme të punës për ta. Ky hap fokusohet në krijimin e nevojave të tyre në vendin e punës, çka ju pëlqen të bëjnë në lidhje me mundësitë e vendeve të punës në zonën e tyre dhe si mund t’i përdorin shkathtësitë e tyre për të përfituar më së shumti prej tyre.

Hapi 3: Vendosni synime dhe merrni vendime – vendimmarrja

Hapa të vegjël, të marrë gjatë një periudhe kohore, janë shpesh mënyra më e mirë për të arritur synimet e mëdha të karrierës. Hapi i tretë përqendrohet në zbërthimin e synimeve afatshkurta dhe të atyre më afatgjata të karrierës së nxënësve, për t’iu mundësuar të marrin vendime reale, të mirinformuara për të ardhmen e tyre.

Hapi 4: Tani, t’i përvishemi punës

Hapi i fundit është thirrje për veprim dhe i lëviz nxënësit tek hapat e fundit në menaxhimin e karrierës së tyre. Kjo do të jetë pjesë e programit të edukimit në karrierë për nxënësit e klasës së 8 dhe 9. Synimi i programit të edukimit në karrierë në klasat 6 dhe 7 është për t’i përgatitur nxënësit për këtë fazë, duke u ndihmuar atyre që të kuptojnë vlerën e tyre në tregun e punës në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Back to top button