Tetovë, sonte nis dezinfektimi i rrugëve, ftohen qytetarët të shmangin kalimin nëpër to

Sot dhe nesër (24.08 -25.08), në intervalin kohor nga ora 23:00 deri në оrа 06:00 të mëngjesit, në teritorin e komunës së Tetovës do të kryhet dezinfektimi nga toka i rrugëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektuese pas vërshimeve të 3 gushtit.

Procesi i dezinfektimit në komunën e Tetovës do të realizohet nga NPK Tetova, Qendra për Shëndet Publik me asistencë të Armatës së Republikës së Maqedonisë deh SPB Tetovë.

Ditën e parë, më 24.08.2015 (e hënë), duke filluar nga ora 23:00 do të dezinfektohen rrugët: Bulevardi Iliria, Bulevardi i Ilindenit, Bul.Blagoja Toska, rr. Industriale dhe rr. V.S.Bato.

Ditën e dytë, më 25.08.2015 (e martë), duke filluar nga ora 23:00 do të dezinfektohen rrugët: K.R.Drnc, Reçicë e Vogël (rr. 150, 163, 164, 165, 170, 171, 172, 179, 188, rr. e Lubotenit) dhe rruga magjistrale në lagjen Drenovec, f.Poroj dhe f.Xhepçisht.

Luten të gjithë qytetarët që në periudhën kohore kur do të kryhet dezinfektimi, të mënjanojnë automjetet nga pjesët anësore të rrugëve, si dhe munësisht të evitojnë qarkullimin e panevojshëm në këto rrugë, me qëllim që të munden ekipet punuese të bëjnë dezinfektim të plotë dhe efikas të sipërfaqeve rrugore.

Lajme të ngjashme

Back to top button