Salihi largohet nga Skënderbeu, shkon në Izrael

Hamdi Salihi e mbyll aventurën me Skënderbeun pa u luajtur sfida e kthimit me Dinamon e Zagrebit në fazën play-off të Championsit.

Sulmuesi shkodran nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt kryqeytetit kroat pasi nuk ka mundur të riaftësohet në kohë, por më i rëndësishëm është fakti që 31-vjecari nuk do të jetë pjesë e kampionëve të Shqipërisë për sezonin e ardhshëm.

Në kampin korçar prisnin me optimizëm që Salihi të qëndronte në Shqipëri, por një ofertë joshëse nga Izraeli e ka shtyrë ta ndarpresë në këtë moment bashkëpunimin me Skënderbeun.

Ishte vetë trajneri Mirel josa që konfirmoi për “Supersport” largimin e Salihit pas një bisede që ka patur me sulmuesin.

“Hamdi Salihi me 90% nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut. Ai nuk ka mundur të riaftësohet në kohë për ndeshjen me Dinamon e Zagrebit e për rrjedhojë nuk është grumbulluar. Por mund të them se është larguar përfundimisht nga skuadra, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Izraeli”, tha Josa.

Hamdi Salihi ishte pika e referimit e Skënderbeut në ndeshjet e Championsit. Sulmuesi kuqezi ka arritur të shënojë 5 gola kë kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, pa harruar edhe dygolëshin e realizuar në Superkupën e Shqipërisë ndaj Lacit, por që nuk mjaftoi për t’i siguruar trofenë kampionëve të Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button