Ejupi golashënuesi i dytë më i mirë në Kroaci

Futbollisti shkupjan Muzafer Ejupi ka vazhduar me formën e mrekullueshme te skuadra e tij Sllaven, që po garon në ligën më të mirë të Kroacisë.

Ejupi ka qenë aktori kryesor i fitores së skuadrës së tij Sllavën në duelin ndaj Zagrebit, që përfundoi me rezultatin 2:1. Bomberi shqiptar ka luajtur 90 minuta, por duke u zëvendësuar vetëm pak para fundit të kohës shtesë, ndërsa goli i shënuar nga pika e bardhë ka dalë të jetë vendimtar në fitore.

Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, Ejupi me këtë gol ka arritur në shifrën e katër golave dhe është golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit kroat, ndërsa skuadra e tij është në pozitën e 9-të në tabelë, por vetëm katër pikë ka më pak se lideri Dinamo Zagreb. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button