Mourinho: Jam trajneri më i mirë në histori të Realit

Bosi i Chelseat Jose Mourinho e ka quajtur veten si trajneri më i mirë në histori të Real Madridit.

Portugezi u largua nga klubi madrilen gjatë verës, pas dështimit për të fituar ligën në sezonin e fundit.

Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për tre vjet qëndrimi në Madrid, Mourinho beson se numrat flasin në të mirë të tij.

“100 pikë, 121 gola, ne ishim kampionë kundër Barcelonës”, ka thënë Mourinho për ESPN.

“Kush është trajneri më i mirë në histori të Real Madridit? Ai jam unë. Unë jam i vetmi”, ka shtuar ai.

Kur u pyet nëse ekipi tij ishte defanziv, Mourinho mohoi këtë gjë duke thënë se golat e shënuara tregojnë të kundërtën.

“Real Madridi një ekip mbrojtës? Ne shënuam 121 gola dhe arritëm 100 pikë”, ka theksuar portugezi.

“Ekipet e mija janë ekipet shumë të mira. Ekipet e mija janë të ndërtuara për të fituar. Ju duhet të jeni më dominues dhe këtë tentoj ta bëjë me ekipet e mia”.

Lajme të ngjashme

Back to top button