Sulm nga ujqërit, mbyten 17 dele në Toplicë të Gostivarit

Ujqërit i kanë sulmuar dhe i kanë mbytur të gjitha delet e një tufë të vogël, dje në afërsi të fshatit të Gostivarit, Toplicë. Pronari i tufës V.A. prej Toplicës, një ditë më parë e ka mbledhur tufën dhe i ka lënë që ta kalojnë natën në një stan të improvizuar, të nesërmen kur ka shkuar për t’i ushqyer i ka gjetur vetëm eshtrat e deleve.

Sipas SPB Tetovë, ku rasti është paraqitur, pronari i cili më herët i ka lënë, dje ka ardhur për t’i ushqyer delet, por ka parë “masakër të vërtetë”.

Pas paraqitjes së rastit, është inspektuar vendi, ku është thirrur edhe veterinar, i cili e ka konstatuar se bëhet fjalë për sulm të një apo më shumë ujqërve.

Për fat të keq dëmi material që i është shkaktuar blegtorit, llogaritet të jetë diku rreth 90.000 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button