Etiketime sa të duash, argumente askund

Artikull tendencioz dhe i qëllimshëm që mundohet ta zhvlerësojë reagimin e Komitetit të Helsinkit, i cili i kritikoi masat e dhunshme që i përdori policia në vendkalimet kufittare ku është shpallur gjendje krize për shkak të numrit të madh të refugjatëve.

Komunikata e përmendur në të cilën kontestohet ligjshmëria e vendimit të këtillë qeveritar, faktikisht, është shfrytëzuar për ta sulmuar dhe për ta etiketuar këtë organizatë joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

http___kurir.mk_makedonija_vesti_210Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Komiteti i Helsinkit i LSDM-së e sulmoi MPB-në

Data dhe koha e publikimit: 21.08.2015, 16:47

Data e recensionit: 22.08.2015

Recensues: Оlivera Vojnovska

Teksit shfrytëzon burime precize të informatave dhe fakte të vërteta. Mirëpo, problemin për të cilin reagon Komiteti i Helsinkit – qëndrimin e autoriteteve maqedonase, plotësisht margjinalizohet. Prandaj, fokusi është vënë në diskreditimin e kësaj organizate joqeveritare, me ç’rast kritikave të saj, qëllimisht u jepet ngjyrim partiak, opozitar.

Në fakt, reagimi për shkak të „rеagimit johuman të pjesëtarëve të policisë speciale ndaj refugjatëve” dhe mënyra se si është marrë vendimi për gjendjen e krizës, ishte arsye që Komitetit i Helsinkit të etiketohet si “i LSDM-së”.

E kjo bëhet që kur është zgjedhur titulli: “Komiteti i Helsinkit i LSDM-së e sulmoi MPB-në”, si dhe me fjalinë e parë të artikullit. Me këtë rast, si dëshmi kryesore theksohet (ka edhe print-screen) se në Këshillin drejtues dhe në Kuvendin e Komitetit të Helsinkit

ka anëtarë të dalluar të LSDM-së dhe gazetarë të afërt me ta.

Në frymën e njëjtë është edhe përfundimi i tekstit, ku përmenden me emër njerëz të cilët publikisht e kritikojnë pushtetin.

Që, në bazë të definicionit duhet të nënkuptojë se ata janë nga radhët e partisë më të madhe opozitare, ose mbështetës të saj! Për shkak se, çdo mendim kritik, madje edhe vërejtja më e vogël duhet të jetë qëllimkeqe dhe duhet të ketë ndonjë lidhje me opozitën!

Kështu, edhe në artikull saktësisht transmetohet komunikata e Komitetit të Helsinkit, ajo është plasuart ashtu që është humbur krejtësisht qëllimi i saj në etiketat e ngjitura partiake.

Gjegjësisht, ashtu siç nuk duhet të duket një produkt gazetaresk.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button