DAESH “hedh në erë” qytetin historik në Siri, Palmira

Organizata terroriste DAESH ka deklaruar se ka hedhur në erë tempullin Baalshamin në qytetin antik të Palmirës në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Hysejn el – Humusi, një nga aktivistët në këtë rajon tha për gazetarin e AA se organizata terroriste DAESH ditën e djeshme hodhi në erë tempullin historik si dhe për shkak të shpërthimit të fuqishëm shumë shtylla të qytetit antik janë dëmtuar. Humusi tha gjithashtu se DAESH është në përgatitje për të hedhur në erë të tjera objekte historike në këtë qytet antik.

Ndërkohë pak ditë më parë organizata terroriste DAESH kishte prishur me fadromë manastirin e Mar Elian.

Lajme të ngjashme

Back to top button