Pashërueshëm

Ajri është rënduar,
Ndjenja dhe mendime njerëzish,
Mbledhur
Ofshama, britma, qeshje, nëma dhe lutje
Derdhur
Meditime shurdhe
Pasione te pashprehura
Ndonjë dashuri e parë
Gëzime fëmijësh
Frymëmarrin e avullojnë
Jetëra si fije të mbetura pas
Zhveshur zvarrë i çojnë
Sikur te mos ishte lumi lum e mali mal
Ushqim jete e nxitim vdekjeje
Të gjithë në fqinjësi
Hajduti, i marri, i urti, i miri, i keqi
E keqja,
E mira,
Dhe ndikohesh
I pafuqishëm s’ndikon dot
Atmosferë e dendur
Errët në mes të ditës
Asnjë rrugëdalje për të ikur
E keqja e secilit
Shton edhe pak helm
Ne ajrin e helmuar
Infeksione trishtimi
Infeksione marrëzie te pashërueshme,
Infeksione dëshpërimi të pashërueshëm,
Lëngon shpirti
Përvajshëm…

 

Poezi nga Lundruesi

Lajme të ngjashme

Back to top button