UNHCR: Për një natë në Serbi kanë hyrë 7.000 refugjatë

Së paku 7.000 refugjatë – burra, gra dhe fëmijë, kanë hyrë natën mes të shtunës dhe të dielës nga Maqedonia nëS erbi, kumtoi UNHCR, duke shtuar se presin numër edhe më të madh të emigrantëve.

UNHCR thekson se nga autoritetet e Maqedonisë kanë marrë bindje se “kufiri do të jetë i hapur për refugjatët të cilët ikin nga konfliktet në shtetet nga të cilat vijnë”.

Në kufirin serb, UNHCR bashkëpunin me autoritetet lokale dhe organizatat humanitare në mënyrë që të sigurohet vendosje dhe ushqim për ata të cilët arrijnë, thuhet në kumtesë.

Njëkohësisht, Federata ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe bënë thirrje për “mbështetje më të madhe për emigrantët të cilët hyjnë në Evropë përmes Ballkanit perëndimor”.

-Është i domosdoshëm nivel më i lartë i bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta në mënyrë që t’u jepet përgjigje nevojave humanitare të të rrezikuarve, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button