Skandal i ri i ambasadores së Maqedonisë në Zagreb

Ambasadorja e Maqedonisë në Zagreb, Daniella Karagjozoska, para disa ditësh e festoi ditëlindjen e vajzës së vet në Shkup. Ajo në profilin e Facebook-kut ka nxjerrë fotografi intime të festës, ndërkaq është parë se si është zbukuruar vetura zyrtare “pasat” e ambasadores. I janë ngjitur shirita me shkrime “Happy Birthday”,  ndërkaq vajza e ambasadores mban balona dhe lule , shkruan “Slloboden Peçat”.

Diplomatë nga MPJ-ja për këtë gazetë thonë që kjo është skandaloze dhe sjellje e papranueshme e një ambasadori, sepse vetura duhet të përdoret vetëm për punë zyrtare, është joserioze të përdoret për mbrëmje private, sepse i ka të shënuara shenjat diplomatike.

Emri i Karagjozskës deri më tani disa herë është lidhur me skandale, ndërkaq Sindikata e Diplomatëve në MPJ ka kërkuar prej ministrit Popovski që të mendojë për shkarkimin e saj. Shkaku i këtij qëndrimit të Sindikatit ishte akti i Karagjoskës pas dorëheqjes së ministres së MPB-së, Gordana Jankullovska. Ambasadorja në profilin e Facebook-ut të saj publikisht ka shprehur keqardhje për këtë hap të tanimë ish ministres.

Lajme të ngjashme

Back to top button