Interi me vështirësi por mori tri pikë, Milani vazhdon aty ku mbeti

Skuadra e Interit e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri në Serie A, duke mposhtur Atalantan në Giuseppe Meazza.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e ka shënuar sulmuesi malazez, Stevan Jovetic, i cili e bëri diferencën vetëm në minutat shtesë të kohës së rregullt.

Në këtë ndeshje debutoi edhe talenti shqiptar Rey Manaj, i cili për ata minuta sa luajti tregoi lojë të mirë.

Edhe Fiorentina e ka nisur me fitore edicionin e ri në Serie A, pikërisht kundër skuadrës së madhe, Milan, të cilën e mposhti 2:0.

Skuadra e Sousas ka qenë dominuese gjatë tërë takimit dhe për më shumë shumicën e lojës kanë luajtur edhe me një lojtarë më shumë në fushë, për shkak të përjashtimit të mbrojtësit Rodrigo Ely.

Golat për Fiorentinën i shënuan Marcos Alonso nga gjuajtja e lirë në minutën e 38’të dhe Iliçiç në minutën e 56’të nga penalltia.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sonte, Sassuolo ka mposhtur skuadrën e Elseid Hysajt, Napolin me rezultat 2:1, ndeshje të cilën Hysaj e nisi nga fillimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button