Barca merr tre pikët, dështon Reali

Kampioni i Spanjës, Barcelona e ka nisur me fitore edicionin e ri 2015/16 të La Ligas.

Barcelona ka fituar me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e vështirë të zhvilluar në udhëtim te Athletic Bilbao.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, i cili shënoi eurogol.

Kujtojmë se Barcelona do të mund të fitonte me rezultat më të thellë, sikurse Messi të shënonte në pjesën e parë nga pika e bardhë.

Ndërsa Rafa Benitez e ka nisur me barazim aventurën e tij në Real Madridi, pasi nuk ka mundur të fitoj kundër skuadrës Sporting Gijon.

Ndeshja ka qenë e dominuar tërësisht nga Reali, por që në fund ka përfunduar pa gola 0:0.

Madrilenët kanë pasur disa mundësi të mira shënimi me Isco, Ronaldo, Bale dhe Marcelo, por pa sukses, pasi në momentet vendimtare nuk ishin të përqendruar aq sa duhet.

Kjo fitore i shkon menjëherë në favor Barcelonës që sot fitoi në Bilbao me rezultat minimal 1:0.

Lajme të ngjashme

Back to top button