Google, faqja më e vizituar, pason Facebook…

Sigurisht që për asnjërin nuk është surprizë që Google dhe Facebook janë faqet më të vizituara në thuajse në çdo vend të botës. Fakti më interesant është se cilat janë ato vende ku këto faqe nuk janë ndër më të vizituarat.

Duke përdorur të dhënat publike të shërbimit “Alexa”, Instituti i Internetit në Oksford ka krijuar hartën me faqet më të vizituara sipas vendeve. Harta është ndërtuar në stilin kolonia e titulluar, “Mosha e Perandorive të Internetit”.

Gazeta “al-Watan Voice”, është faqja më e vizituar në territorin palestinez. Shërbimi i postës elektronike rus, “Mail.ru”, dominon në Kazakistan. Japonia dhe Tajvani janë bastionet e fundit të “Yahoo!-së. Në Rusi motori më i përdoru i kërkimit është “Yandez”. “Baidu” është faqja më e vizituar në Kinë (kjo falë ndihmës së qeverisë).

Supermacia e Google vazhdon pasi është faqja më e vizituar në 62 nga 120 vende të marra në konsideratë. Mes 50 vendeve që kanë Facebook-un më të vizituar, 36 prej tyre kanë si faqe të dytë më të vizituar Google kurse 14 të tjerat kanë YouTube (që e ka në pronësi Google), transmeton Shekulli online.

Kjo panoramë të bën të mendosh: Kush janë ndërlikimet që kaq pak kompani kontrollojnë eksesin e informacioneve në internet?

Sa i takon Shqipërisë, faqja më e vizituar sipas “Alexa” është Facebook. Më pas vjen YouTube dhe Google. Për sa u përket faqeve shqiptare informative, në krye është Balkanweb, më pas vjen Top Channel dhe Shekulli.

Lajme të ngjashme

Back to top button