Si ta largoni pluhurin nga shtëpia juaj…përgjithmonë!

Këto këshilla do t’ju ndihmojnë të mbani pluhurin larg shtëpisë tuaj, përgjithmonë:

  • Minimizoni grumbullimin e pluhurit nëpër qoshet e shtëpisë, veçanërisht në dhomat ku e kaloni më shumë kohën, si dhoma e ndjenjës dhe dhoma e gjumit, thekson mikrobiologu Mark Sneller, themelues i hulumtimeve aero-alergjene në Tucson, Arizona.
  • Nëse jeni alergjik ndaj pluhurit të merimangave apo zgjoheni me hundë apo frymëmarrje të zënë, mbuloni jastëkët dhe mbulesat me mbulojë apo kallëf anti alergjen. Dy herë në vit, lani mbulesat me ujë të nxehtë.
  • Përdorni mbështetëse prej gome në secilin skaj të shtëpisë, posaçërisht jashtë çdo dere që e përdorni për të hyrë në shtëpi.
  • Vendosni pastrues të ajrit tek dhomat që më së shumti i përdorni me qëllim që të ndihmojë të thith pluhurin para se të përhapet më shumë. Shmangni pastruesit jonik të ajrit; ata lirojnë ozonin. Në vend të kësaj, zgjedhni pastrues të përshtatshëm (prej $80 deri $200 ose më shumë).
  • Mbani nivelin e lagështisë në shtëpinë tuaj në mes 40% dhe 50%, këshillon Allen Rathy, themelues iHousekeepingChannel.com.
  • Filtrat për ajër të kondicionuar, si ato me fije qelqi, ndikojnë në parandalimin e pluhurit, thotë Aileen Gagney, specialist i programit shëndetësor mjedisor të shoqatës amerikane për mushkëri dhe astmë. Zgjedhni filtra me cilësi të lartë.
  • Sendet metalike, prej druri apo plastike janë më të lehtë për t’u pastruar se sa perdet. Pastroni ato me një leckë mikrofibër ose perdeve hiqjani pluhurin me një shufër me vakum me thithje të ulët.
  • Mos përdorni zbutës në rrobat tuaja ose në veshjet mikrofibër, kjo redkuton mundësinë për të tërhequr dhe mbajtur pluhurin si dhe për të absorbuar lëngjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button