Nuk e përfillin kërkesën e Thaçit

Ministrat e Qeverisë së Kosovës duket se janë të vendosur që së paku për një muaj, sa do të zgjasë fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale, të jenë në funksion të partisë, e jo në vendet e tyre të punës.

Dy ditë më parë, kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar nga ministrat e tij që të mos merren me fushatë, por të jenë në shërbim të dikastereve që i drejtojnë, por, pas kësaj deklarate, pothuajse asnjëri nga ministrat e tij nuk ka vepruar kështu, duke e bërë krejtësisht të kundërtën.

Kërkesën për “bojkotimin” e fushatës, shefi i qeverisë e pati arsyetuar me faktin se ministrat e dikastereve të ndryshme duhet të jenë të përqendruar në procesin për liberalizimin e vizave, madje të nënshkrimit të MSA-së.

Por, siç është parë deri më tash, ky urdhër i kryeministrit kosovar jo vetëm që nuk është zbatuar, por ka vazhduar të shkelet me të “dy këmbët” nga shumë bashkëpartiakë të tij që aktualisht drejtojnë Ministri të rëndësishme në Qeverinë e Kosovës.

Madje, pikërisht në ditën kur kryeministri ka kërkuar që ministrat të rrinë në zyra dhe të bëjnë punët me të cilat janë të ngarkuar, ka ndodhur e kundërta.(Zëri)

Lajme të ngjashme

Back to top button