Këshilla për karrierë në vitet e njëzeta

Në vitet e njëzetat, kur ju filloni punën tuaj të parë, hapat e parë drejt karrierës, mund të frikësoheni nga kolegët tuaj me përvojë. Këto janë disa këshilla që do t’ju drejtojnë në rrugën e duhur.

Thyeni stereotipet që jeni të reja dhe pa përvojë.

Fatkeqësisht, pa marr parasysh sa të mençura jeni, do të ketë “sulme” ndaj jush: për moshën tuaj.

Të jesh e re, ju do të përceptoheni si dikush që ka qef festat dhe alkoolin çdo natë, jeni shumë të zënë me rrjetet sociale ose ende jeni të varur nga prindërit.

Përderisa këto të gjitha mund të jenë të vërteta, ju mund të bëni disa gjëra të fitoni respektin nga kolegët më të vjetër.

Mos përfundoni e para orarin e punës

Kjo është një shprehi e keqe për të gjitha moshat. Por edhe të rrini shumë pas orarit do të bëjë të tjerët të mendojnë se ju nuk  po mund t’i përfundoni gjërat në kohën e caktuar. Në vend të kësaj shkoni në punë  10 ose 15 minuta më heret dhe të qëndroni disa minuta më gjatë. Kjo tregon se ju po përkushtoheni mjaftë në punë dhe të gjithë do të vërejnë  këtë.

Vishni rroba serioze

Nëse pantollonat e lëkurës dhe thonjët e gjatë janë moda e fundit dhe punoni në një ambient shumë serioz, elitedailu.com këshillon që mos t’i vishni ato. Vishuni ashtu siç e kërkon vendi dhe puna në mënyrë që të dukeni e matur dhe serioze në karrierën tuaj.

Bëni shumë pyetje

Askush nuk din si të bëjë punët në javën ose muajin e parë të tyre. Nuk ka asgjë më keq se të mendoni se i dini të gjitha. Në vend të kësaj më mirë bëni pyetje, pyetje relevante, mbani shënime dhe folni gjatë takimeve. Do të befasoheni sa më mirë do t’ju shkojë puna duke i bërë këto.

Mos merrni përparsi

Pushime të gjata të drekës, pushime të shpeshta ose të kaloni shumë kohë duke hulumtuar në internet se sa që punoni, janë gjërat që të rinjtë fajsohen nëse i bëjnë në punë. Edhe pse të gjithë rreth teje duket se i bëjnë këto, kjo është një praktikë e keqe dhe shumë shpesh arsyje për largim nga puna. Shumë kompani kanë të punësuar njerëz për të shikur këto lloj sjelljesh ose kanë të instaluar programe për të monitoruar këto, kështu që shkurt e shqip, mos i bëni.

Thuani jo alkoolit

Shumë punë të kompanive të ndryshme përfshijnë dhe udhëtime jashtë vendit, ngjarje për rrjetizim dhe marrëveshje të reja që shpesh shoqërohen dhe me alkool falas. Mund të jetë e vështirë t’i refuzoni por dini limitet tuaja dhe pini në mënyrë të moderuar. Asgjë nuk është më e keqe se sa të shkoni në një udhëtim pune dhe të bëni diçka që mund të pendoheni.

Lajme të ngjashme

Back to top button