Sulm me bombë vakum nga regjimi sirian në Duma, 50 të vrarë

Si pasojë e një sulmi me bombë vakum të ndërmarrë me një avion luftarak i ushtrisë siriane në një treg në Duma në rajonin Guta lindore në Damask e cila është nën kontrollin e opozitarëve, sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 50 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Së bashku me sulmin e tretë ajror të ndërmarrë brenda muajit gusht nga forcat e Asadit kundrejt civilëve numri të masakruarve ka arritur në 177 persona.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë në spitalin e Sahrasë në Duma mësohet se avioni luftarak i ushtrisë siriane në një treg në Duma e cila ndodhet nën kontrollin e opozitarëve ka ndërmarrë sulm me “bombë vakum”

Autoritetet të cilët kanë theksuar se në këtë sulm kanë humbur jetën 50 persona duke përfshirë gra dhe fëmijë si dhe janë plagosur afërsisht 100 persona, kanë shprehur shqetësimet se ky numër mund të rritet për shkak se shumë të plagosur janë në gjendje të rëndë.

Ky sulm gjithashtu është konfirmuar edhe nga Këshilli i Përgjithshëm Revolucionar Sirian (SRGC) të cilët kanë theksuar se pas ngjarjes është përhapuR një frikë e madhe në popull.

– Masakra e tretë brenda muajit gusht-

Në 30 sulme ajrore të ndërmarrë javën e parë të muajit gusht në një treg në zonën Duma në rajonin e Guta Lindore në Damask dhe ndaj disa vendbanimeve patën humbur jetën 60 persona dhe ishin plagosur 200 të tjerë.

Ndërsa në sulmin e ndërmarrë më 16 gusht sërish në tregun në rajonin Duma me “bombë vakum” patën humbur jetën të paktën 67 persona.

Forcat e regjimit shpeshherë ndërmarrin sulme me bomba vakum, predha dhe raketa në rajonin e Gutas Lindore dhe në vendbanimet përreth të cilat ndodhen nën kontrollin e opozitarëve.

Për shkak se rajoni ndodhet vazhdimisht nën bllokadën dhe nën sulmet e regjimit popullata përjeton probleme për ushqimet bazë, si edhe probleme me ujin e pijshëm dhe energjinë elektrike, ku popullata ujin përpiqet ta sigurojë me anë të puseve.

– Asadi edhe 2 vite më parë ka kryer masakër me armë kimike-

Regjimi i Asadit natën mes 20 dhe 21 gushtit, ndërmori sulme me gaz sarin në rajonin guta në lindje të kryeqytetit. Si pasojë e sulmit patën humbur jetën afërsisht 1 mijë e 500 persona nga popullata, ku shumica e tyre gra dhe fëmijë të pambrojtur të cilët u kapën në befasi në gjumë si dhe 3 mijë e 600 të tjerë u helmuan nga gazrat. Regjimi i Asadit ka ndërmarrë 125 herë sulme duke përdorur armët kimike të cilat janë ndaluar nga KS i OKB-së nga shtatori 2013 e deri tani.

Lajme të ngjashme

Back to top button