Chelsea shënon fitoren e parë të sezonit (VIDEO)

Kampioni i Anglisë, Chelsea ka shënuar fitoren e parë pas tre ndeshjeve në premierligë, pasi ka mposhtur WBA në udhëtim me rezultat 3:2.

Chelsea takimin e ka filluar shumë mirë, por pjesa e dytë ka qenë shumë e vështirë për ta, pas përjashtimit me karton të kuq të John Terryt në minutën e 55’.

Golin e parë për Chelsean e shënoi Pedro në minutën e 20’të, gol ky i pari për të, ndërsa epërsinë në 2:0 e dyfishoi Diego Costa në minutën e 30’të.

Por vendësit vetëm 5 minuta më vonë, WBA shënoj për 2:1 me golin e Morrison, ndërsa Azpilicueta shënoi golin e tretë për Chelsean në minutën e 42’të, gol ky i fundit në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë WBA sërish shënoi me anë të Morrison, por kjo ishte e gjitha në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitoreje Chelsea ngritët në vendin e 9’të me 4 pikë, 3 më pak se sa Manchester United në vendin e parë.West

Lajme të ngjashme

Back to top button