Gjuriq këmbëngulës: Asociacioni me kompetenca ekzekutive

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq edhe njëherë është treguar këmbëngulës se Asociacioni i Komunave serbe (AKS) do të ketë kompetenca ekzekutive, të cilën gjë, sipas tij e parasheh edhe dokumenti të cilin në bashkërendim e kanë bërë Beogradi dhe Prishtina.

Gjuriq për FoNet e ka ripërsëritur se ASK-ja nuk është kundër askujt dhe se ky proces është i pakthyeshëm, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, ka thënë se AKS formohet që t’i vihet në kundërshtim majorizimit të institucioneve kosovare, ndërsa në anën tjetër ka thënë se pala serbe shkon në takimin e 25 gushtit me dëshirën për përmirësimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

“Çështjet kryesore që do të bisedohen janë marrëveshjet për themelimin e ASK-së dhe finalizimin e zbatimit të Marrëveshjes me Brukselin midis Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button