Ministri Jashari kërkon ligj të posaçëm për Prokurorin Special

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari vlerëson se rregullimi i punës së prokurorit special me akte nënligjore, që është një nga opsionet që diskutohet në grupin e punës, do të sillte konflikt kompetencash dhe pengesa në punën e prokurorit special, njofton Alsat-M. Sipas Jasharit, forma më e mirë për sigurimin e autonomisë së plotë të prokurorit, do të ishte miratimi i një ligji të ri të posaçëm për prokurorinë speciale. Nëse për këtë nuk ka vullnet nga 4 partitë politike në bisedime, Jashari rekomandon të ndryshohet ligji aktual për prokurori publike dhe të precizohen çështjet e funksionimit të prokurorit special.

“Mund të vijmë në situatë që gjatë realizimit të aktiviteteve të veta, prokurori special të ndeshet me konflikt të kompetencave dhe konflikt në procedurë. Andaj unë mendoj se çështja më e mirë aktualisht do të ishte përmes miratimit të ligjit special. Nëse eventualisht nuk arrihet kjo variant, ngel të ndryshohet ligji aktual i prokurorisë publike, mbi bazën e së cilës do të precizoheshin apo konkretizoheshin çështjet e kompetencave të prokurorit special, përgjegjësinë e prokurorit, procedurën e prokurorit special dhe çështje të tjera që janë të lidhura për funksionimin, organizimin, por edhe nominimin respektivisht zgjedhjen e tij”, tha Adnan Jashari, Ministër i Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button