Gruevski sot i ka vizituar Moranën, Studeniçanin dhe Koliçanin e Poshtëm

Kryeministri Gruevski i shoqëruar nga ministri për Transport dhe Lidhje Vllado Misajllovski, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski, kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe drejtorë të shumë ndërmarrjeve publike, sot i ka vizituar Moranën, Studeniçanin dhe Koliçanin e Poshtëm.

Gjatë kohës së takimeve me kryeministrin, qytetarët kërkuan që të vazhdohet linja e autobusit deri në qendrën e Moranës, ndërkaq Trajanovski mori detyrë nga Gruevski që ajo të realizohet në afat sa më të shkurtër.

Prej takimeve me qytetarët ka dalë dhe marrëveshja që Ministria për Transport dhe Lidhje ta rishikojë mundësinë për ta ndihmuar komunën e Studeniçanit për ndërtimin e stacionit pastrues për ujin, por edhe të rregullohen problemet e furnizimit me energji elektrike.

Banorët e Koliçanit të Poshtëm kanë kërkuar që fshati të lidhet me komunën dhe të përmirësohet gjendja e furnizimit me ujë.

Lajme të ngjashme

Back to top button