Marina Vjollca largohet nga “Top Select”

Dukej se Marina Vjollca ishte stabilizuar me dy pozicionet në programet që drejtonte në Top Channel, por e vërteta nuk është kështu.

Mes emrave që pëshpëriten të kenë ndryshime, së fundi është edhe ai i Marinës për një largim të mundshëm të saj nga drejtimi i emisionit rinor “Top Select”, që transmetohet çdo pasdite në Top Channel, njofton Mapo.al

Pak javë më parë, edhe motra e saj, Luana, kishte lajmëruar publikisht se nuk do të jetë më “vajza e motit” për t’u marrë me diçka tjetër sezonin e ri.

Edhe për Marinën thuhet se do të angazhohet në një program të ri televiziv, por detajet ende nuk janë bërë publike. Nuk dihet nëse motrat do të jenë së bashku pjesë e një formati apo do të vazhdojnë prezantimin në formate të ndryshme.

Gjithsesi, Marina e ka një karrige të sigurt në Top, në të cilën do të vazhdojë edhe për sezonin e ardhshëm – atë të “Procesit sportiv”

Lajme të ngjashme

Back to top button