DOM: Të tregojmë humanizëm e jo dhunë me refugjatët

Jemi të shqetësuar thellë nga drama e cila ndodhi në kufirin greko-maqedonas në Gjevgjeli, ku u përballën të ikurit e lodhur, veçmas gra dhe fëmijë, me përfaqësuesit e policisë dhe armatës, të cilët morën një mision të pamundur. Misioni rigoroz dhe frikësues nuk është mënyra e përshtatshme për këtë situatë, as nga përmbajtja, por as nga përdorimi i masave represive. Rezultati ishte, fëmijë dhe nëna të përlotura, policë të lënduar dhe fotografi e keqe për Maqedoninë përpara botës. Ky është reagimi i partisë së Liljana Popovskës, DOM.

“Si shtet nënshkruese i konventave për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e të ikurve, duhet në mënyrë të përshtatshme ta menaxhojmë gjendjen dhe t’u sigurojmë trajtim human, ndihmë mjekësore dhe kujdes për kategoritë e rrezikuara. Duhet të sigurohet numër i mjaftueshëm i personave zyrtarë për evidentimin më të shpejtë të emigrantëve, për kujdesin e kategorive të rrezikuara dhe ofrim të ndihmës së parë. Policia dhe armata patjetër që duhet të ndihmojnë, por vetëm në formë paqësore, ashtu siç edhe për atë janë trajnuar.

Kriza humanitare e të ikurve nga pikat e nxehta ushtarake kaluan në katastrofë humanitare në shkallë globale dhe zgjidhja e saj kërkon qasje serioze nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare. Republika e Maqedonisë duhet të paktën të kërkojë ndihmë në nivel regjional dhe ndërkombëtarë. Veçmas duhet të kihet kujdes që kriza humanitare të mos merr dimensione sigurie.” thonë nga kjo parti.

Sipas DOM, të gjithë ne, si qytetarë, të tregojmë përsëri se humanizmi ynë është thjeshtë të ndajmë diçka nga gojëzat tona, nga koha dhe nga zemrat tona, që t’u mbledhim të paktën produkte ushqimore, ujë, veshmbathje, batanije dhe elemente tjera të nevojshme për të ikurit.

“DOM e përkrahë iniciativën e Komitetit të Helsinkut/LGBTI qendër për mbledhjen e produkteve të nevojshme dhe për së dyti herë do të kyçet në aksionin humanitar.” thonë nga kjo parti.

Lajme të ngjashme

Back to top button