Zgjim i vonuar apo lojë teatrale e Thaçit në OKB?!

Mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të mbajtura nën primatin e Rezolutës 1244 të vitit 1999, e cila mbronë sovranitetin e Serbisë mbi territorin e Kosovës në njërën anë, ndërsa në tjetrën bisedimet me Serbinë në Bruksel, ku BE poashtu mbronë neutralitetin ndaj statusit  (poashtu ruan sovranitetin e Serbisë mbi Kosovë), e në të cilat bisedime Kosova paraqitet akoma me fusnotë * (pa Republikë),…përveq shqetësime për opinionin vendor, paraqet rrezik dhe pasiguri totale për të ardhmën e vendit tonë.

Sado që në dukje të parë paraqitja e fundit e kryeministrit faktik të vendit, zotit Hashim Thaçi (në cilësinë e ministrit të punëve të jashtme) ishte patriotike, megjithatë i mungonte besueshmëria shkaku i paraqitjes tepër depresive para Daçiqit, e në veqanti të fjalorit jodiplomatik të tij.
Replika mes Daçiqit e Thaçit në mbledhjen e fundit të KS të OKB më tepër i gjasonte në shfaqje teatrale tragji-komike se sa një debati konstruktiv politik.

Se a ishte kjo rastësi apo skenar i përgatitur nga regjisorët (SHBA & BE +Rusia) mbetët të shifet në ditët në vijim,…ku saktësisht të martën me 25 gusht në Bruksel, pritet qëThaçi së bashku me partnerin e koalicionit Isa Mustafa në takimin me homologët e tyre serb, Aleksander Vuçiq e Ivica Daçiq të bëjnë legalizimin e  plotë të “Zajednicës” (Asociacioni i komunave) serbe me kompetenca ekzekutive,…për ta bërë kështu të pafuqishëm dhe jofunksional shtetin e Kosovës.
Pa dashur të ndalem në datajet e replikës së Thaçit me Daçiqin, ajo që duhej bërë paraprakisht Hashim Thaçi para përfaqësuesve të OKB-së, është kërkesa për anulimin e Rezolutës 1244 dhe nxjerrjen e një rezolute të re, në përputhje me realitetin e ri të krijuar në Kosovë pas 17 shkurtit 2008, të njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Qeveritë tona që nga paslufta e këndej nuk e kanë bërë asnjë trysni politike ndaj faktorit  ndërkombetar, duke ju shkuar nga mbrapa ngjarjeve në vend që t’ju paraprijnë atyre vetë,…si gjithmonë liderëve tonë u ka munguar guximi për marrjen e iniciativave në dialog me Serbinë, duke ju nënshtruar agjendes së delegacionit serb !
Dëshmia më e mirë e asaj që ceka më sipër është mosngritja e çështjes së krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës në tryezën e bisedimeve në Bruksel. Një shtet sovran siq pretendojmë të jemi ne, nuk e pyet askënd për formimin e ushtrisë së vet kombëtare, si garantuese e sovranitetit dhe integritetit shtetëror.
Pra, ajo çfarë është duke ndodhur me inferioritetin e palës kosovare në bisedimet e Brukselit  është dëshmija më e mirë e mentalitetit të një qeverie kuislinge dhe asesi të një qeverie të një shteti sovran,…pa pasur guximin të ngrejnë madje edhe tema të karakterit humanitar (për të zhdukurit gjatë luftës) apo atë të levizjes së lirë të qytetarëve (heqja e barrikadës mbi Urën e lumit Ibër në Mitrovicë)  .

Pushtetarët e Kosovës janë treguar  sovran vetëm në zhvatjen e buxhetit të shtetit, për t’u pasuruar në kurriz të  taksapaguesve të varfër shqiptar.
Liderët tonë, nuk e trajtuan asnjërë Kosovën si atdhe të tyre por si “plaçkë” lufte me të cilën dhe për të cilën negociuan pamshirshëm me Serbinë, duke tkurrur  territorin dhe sovranitetin e vendit të tyre sikur ky të ishte territor i një vendi tjetër!
Arritjet e deritanishme të politikës serbe ndaj Kosovës janë maksimale,..ata morën krejtë çka deshtën, ndërsa palës së mjerë kosovare ua lanë në dorë si ngushllim MSA-në apo thënë ndryshe të “trashtë” e surlës, duke i lënë shqiptarët e Kosovës të vetmit në Ballkan të getoizuar, pa të drejtë levizjeje të lirë drejtë vendeve të BE-së dhe të pashpresë për jetë në vendin e tyre.

Shtatë vite e gjysmë pas rishpalljes së pavarësisë, kur Kosovën e kanë njohur mbi 110 shtete, prezenca e zyrtarëve të lartë shtetëror në OKB dhe BE( nën “patronatin” e Rezolutës 1244), pa simbole shtetërore është denigruese për Republikën e Kosovës dhe fyese për qytetarët e saj.
Kërkesa e liderëve shtetëror të Kosovës, presidentes Jahjaga dhe dy kryeministrave Thaçi dhe Mustafa drejtuar OKB-së për zavëndësimin e Rezolutes 1244 me një rezolutë të re e cila do t’i hapte rrugë njohjes së Republikës së Kosovës, shtet sovran dhe të pavarur nga kjo organizatë dhe kushtëzimi i bisedimeve të Brukselit me heqjen dorë nga neutraliteti i këtij të fundit ndaj statusit me njohje “dejure dhe defakto” të shtetit të Kosovës.
Kushtëzimet e palës kosovare në bisedimet e Brukselit, do të ndryshonin qasjen e BE-së ndaj Kosovës, si në përshpejtimin e liberalizimit të vizave për shtetasit tonë ashtu edhe në shkurtimin e rrugës së Kosovës për pranim në familjen e shteteve të unionit europian,…në antarsimin e vendit tonë me të drejta të barabarta edhe në organizatat tjera ndërkombëtare me karakter politik dhe të sigurisë; UNESCO, Eupol, Interpol,…e deri të ato sportive; UEFA, FIFA, etj.

Paraqitja e fundit e Hashim Thaçit në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i kënaqi adhuruesit e tij dhe zgjoi kurreshtjën e qytetarëve të Kosovës, të cilët një gjë nuk e kanë të sigurtë, dhe parreshtur pyesin; “A është ky zgjim i vonuar, apo lojë teatrale e Thaçit në OKB ?!”
Kjo pyetje hipotetike vjenë si rrjedhojë e përvojave të hidhura nga e kaluara,…ku para çdo kompromisi politik në bisedimet e Brukselit, Hashim Thaçi “deklamon” fuqishëm patriotizmin e tij folklorik karrshi ndërkombëtarëve dhe opinionit vendor,…ku si çdo herë pas një hapi para, rrëshqet tre hapa të tjerë prapa.

Lajme të ngjashme

Back to top button