Marok, postojnë foto duke u puthur, arrestohen adoleshentët

Një çift adoleshentësh në Marok janë arrestuar pasi kanë postuar në Facebook një fotografi ku shihen duke u puthur.

Të rinjtë e moshës 14 dhe 15 vjeç e kanë bërë foton jashtë shkollës së tyre në Nador dhe e kanë postuar në rrjetin social.

Ata janë arrestuar për prishje të sjelljes publike pasi një gazetë lokale e bëri lajm. Cifti do të paraqitet para gjykatës javën e ardhshme./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button