Vala nuk ndalon: Lumi i emigrantëve, vërshon Gjevgjelinë

Fotografi të njëjta ashtu si mbrëmë i kanë zgjuar sot banorët e Gjevgjelisë. Në stacionin hekurudhor në qytet dhe rrethinë është shtuar numri i emigrantëve të cilët në territorin e vendit kanë hyrë dje herët në mëngjes. Presin të vijë treni i cili do t’i dërgojë në Tabanoc.

Dje pasdite, ashtu edhe mbrëmë vonë prej atje në drejtim të kufirit të Maqedonisë Veriore janë dërguar një numër i madh i emigrantëve. Por, siç lajmëron ekipi i Telegrafit i cili gjendet në terren, stacioni hekurudhor edhe sot është i mbushur.

Përveç stacionit hekurudhor, vend i mbledhjes së emigrantëve është edhe stacioni i autobusit në qytet prej atje ata nxjerrin bileta për të ardhur në Shkup.

Në Gjevgjeli janë mbledhur një numër i madh i taksistëve prej shumicës së qyteteve të vendit. Ata u ofrojnë udhëtim emigrantëve për në Tabanoc me çmim prej 100 euro për një drejtim.

Pastaj edhe vet taksistët nuk e lejojnë askënd të ngjitet në automobil nëse nuk ka dokumente për azil, të cilat nxirren në afri të stacionit hekurudhor. Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, gjatë vizitës së djeshme në Gjevgjeli theksoi se situata do të vihet nën kontroll.

Ai lajmëroi se së shpejti po përgatitet parcelë në afërsi të linjës kufitare, ku do të stacionohet emigrantët gjatë hyrjes në territorin e Maqedonisë, në vend që të drejtohen direkt për në qytet.

Lajme të ngjashme

Back to top button