Tragjedi në Angli, rrëzohet avioni luftarak, 7 të vdekur dhejtëra të plagosur (VIDEO)

Rrëzimi i një avioni të vogël gjatë një shfaqjeje në ajër ka shkaktuar 7 viktima dhe 14 të plagosur në një zonë të Anglisë.Avioni ne Angli2

Avioni luftarak i tipit Hawker Hunte, i vitit 1950, ishte pjesë e një manovre ajrore në West Sussex, kur piloti hasi probleme në drejtimin e tij. Për pasojë, avioni është rrëzuar dhe në aksident janë përfshirë edhe katër makina.

Nga aksidenti 7 persona kanë mbetur të vdekur dhe 14 janë plagosur, një në gjendje kritike për jetën, transmetonShekulli.

Pavarësisht përplasjes, mësohet se piloti është nxjerrë i gjallë. Shfaqja po ndiqej nga të paktën 20 mijë njerëz.


Lajme të ngjashme

Back to top button