Dieta me rrush

Nëse ju pëlqeni shumë rrushin, kjo dietë është ideale për ju:

Në mënyrë që t’ia arrini qëllimit të humbjes së kileve, brenda ditës nuk guxoni që të merrni më shumë se 1.200 kalori. Krahas kësaj, duhet të hani edhe 400 g rrush, të cilat përmbajnë edhe 280 kalori shtesë.

Përpos asaj se do të humbni kilet e tepërta, falë rrushit, zorrët tuaja do të punojnë më mirë, organizmi do të jetë më i pastër dhe më shpejt do të shkrihet dhjami rezervë.

Dita 1

Mëngjesi: një copë buke integrale, dy rriska mish nga gjoksi i pulës, 1 dl qumësht ose jogurt

Mes shujta: 200 g rrush të zi

Dreka: një vezë të zier, 250 g perime të ndryshme të ziera, të cilave u shtoni vaj ulliri, limon, 40 g bukë integrale

Mes shujta: 200 g rrush të bardhë

Darka: 150 g salsiçe viçi të pjekura, me dy lugë vaj ulliri, 40 g bukë, e për desert pure mollësh.

Dita 2

Mëngjesi: 50 g ‘muesli’, 2.5 dl jogurt

Mes shujta: një gotë lëng rrushi, apo 150 g rrush të bardhë

Dreka: 100 g mish të bardhë të pjekur, 250 g perime të ndryshme të ziera, të cilave u shtoni një lugë vaj ulliri, limon, 40 g bukë integrale

Mes shujta: 150 g rrush të zi

Darka: 120 g peshk merluci të pjekur në skarë dhe 250 g sallatë me misër dhe karota, me vaj ulliri, uthull dhe lëng limoni, 50 g bukë

Dita3

Mëngjesi: jogurt pemësh

Mes shujta: 200 g rrush të bardhë

Dreka: 100 g makarona me salcë domatesh dhe me dy lugë kaçkavall të gërryer

Mes shujta: sallatë pemësh me mollë, dardhë dhe rrush

Darka: 150 g djathë taze, 250 g perime të ndryshme (të papjekura) të cilave u shtoni vaj ulliri, limon, 40g bukë integrale

Përsëritni këtë orar deri të plotësohen 7 ditë.

Lajme të ngjashme

Back to top button