Sulm vetëvrasës ndaj autokolonës së NATO-s në Afganistan

Në një sulm vetëvrasës të ndërmarrë nga me në mjet të ngarkuar me lëndë shpërthyese ndaj autokolonës së NATO-s në Kabul të Afganistanit, sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 3 civilë dhe plagosen 27 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se kamikazi ka shpërthyer mjetin e ngarkuar me lëndë shpërthyese gjatë kohës kur autokolona ishte duke kaluar në rajonin Mikroreyon. Sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 3 civilë dhe 27 persona të tjerë janë plagosur.

Si pasojë e shpërthimit ndërtesat edhe pemët përreth janë dëmtuar si dhe mësohet se forcat e sigurisë pas sulmit kanë marrë masa të gjera të sigurisë në rajon.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Vahidullah Mayar, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se në sulm kanë humbur jetën 3 civilë dhe 27 persona të tjerë janë plagosur.

Ndërsa një nga dëshmitarët Ahmed Ludin duke vënë në dukje se gjatë kohës që ishte duke dhënë kurs ka dëgjuar zhurmën e shpërthimit, ka pohuar se “Vrapova menjëherë në vendin e shpërthimit. Njerëzit ishin përtokë. 15 persona pasi i vendosëm nëpër mjete i dërguam për në spital. Njerëzit ishin të djegur dhe ishin pothuajse të paidentifikueshëm”.

Ndërsa nuk është bërë asnjë deklaratë nëse ka patur të vrarë apo të plagosur nga personat në autokolonën e NATO-s.

Lajme të ngjashme

Back to top button