Si të kujdeseni për thonjtë e dobët

Sipas studimeve 20% e popullsisë vuajnë nga thonjtë e dobët dhe të hollë.

Në këtë përqindje një numër të madh e zënë femrat. Ju duhet të tregoheni të kujdesshme për thonjtë tuaj pasi duart janë kontakti i parë  dhe shumë i rëndësishëm për të krijuar idenë nëse ju kujdeseni për veten apo jo.

Duhet të vishni gjithmonë dorashka sa herë bëni punët e shtëpisë, sa herë lani tualetin, ose sa herë lani pjatat. Kontakti i tepërt me ujin dhe me acide të ndryshme i dobëson tepër thonjtë.

Të ndjekësh një ushqyerje në gjendje për të garantuar një raport të drejtë me hekurin, zinkun, selenin dhe me vitaminat B6, C, E.

Një zgjedhje tjetër është të aplikoni xhel mbi thonjtë tuaj që të keni një rritje të sigurt dhe të kenë mbrojtjen e duhur. Sugjerimi ynë është që nëse zgjidhni të aplikoni xhel tek thonjtë tuaj, nuk duhet t’i gërryeni thonjtë por të apikoni xhelin pa i dëmtuar dhe dobësuar ato.

Lajme të ngjashme

Back to top button