Mbi sistemet dhe modelet zgjedhore

Sistemet dhe modelet zgjedhore shikuar nga një këndë vështrim më i gjërë janë shkencë në vete. Jo gjith kush mund ata ti kuptojë ti sqarojë apo ti interpretojë detajisht.

Praktikohen tre sisteme zgjedhore ; -sitemi i shumicës , proporcional dhe i kombinuar.

Varësishtë nga sistemet zgjedhore , edhe modalitetet e përpjestimit në ndarjen e votave janë të nduart nduarta.

Çdo shtet i ka specifikat ,mundësitë dhe rrethanat e veta andaj,varësishtë nga ato, praktikojnë sitemet dhe modelet zgjedhore përkatëse.

Duhet të kihet para syshë se nuk ka sistem dhe model zgjedhorë ideal ,mbase secila prej tyrei ka përparësitë dhe mangësitë e saja.

Maqedonia aktualisht e ka në fuqi sipas kodit zgjedhor, sistemin proporcional- me lista të ashtuquajtura TË MBYLLURA ose sipas terminologjisë përkatëse lista TË MBYLLURA TË BLLOKUARA , shteti gjashtë njësi zgjedhore dhe plus tre njësi zgjedhore diaspora, d.m.th. gjithësejtë nëntë njësi zgjedhore. Kurse MODELI i përpjestimit gjegjësishtë ndarjes së votave bëhet sipas modelit të DOHNTIT, pa prag zgjedhorë apo me prag të natyrshëm.

Me që thamë se sistemet dhe modelet zgjedhore janë shkencë në vehte, prandaj edhe pavarsësishtë nga sistemi dhe modeli ,nga numri i njësive zgjedhore dhe lloji i listave, sublimimi i rezulltateve mund të befasojë disa nga subjektet politike qoft të mëdhaja apo të vogla, për favorë apo disfavorë të tyre.

Prandaj, synimi i partive politike është që të kenë shtrirje sa më të madhe në teritorin e vendit.

Pa dyshim se në Evropë dhe shtetet për rreth është i aplikuar sistemi proporcional ku shteti është një njësi zgjedhore, më shumë njësi zgjedhore dhe me modele të ndryshme.

Sistemi dhe modeli zgjedhorë është çështje e debatit më të gjërë porë jo vetëm të partive të mëdhaja dhe çështje kompromisi.

BE-në nuk ndërhyn se për çka do të meren veshtë aktorët garues të vendit. Por gjithë sesi se do të monitorojnë zbatimin e përpiktë të kodit zgjedhorë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhorë.

Tani për tani jamë i mendimit bile po e ripërsërisë se Maqedonia duhet ta aplikojë sistemin proporcional me LISTA TË MBYLLURA TË PA BLLOKUARA (apo siç po njifen si LISTA TË HAPURA ) dhe shteti një njësi zgjedhore dhe PA PRAG zgjedhorë apo me prag të natyrshëm.

Shkurtimishtë duhet theksuar, se ky model pak a shumë do të ndihmojë në demokratizimin e shoqërisë, do të ndihmojë në llogaridhënjen dhe përgjegjësinë më të madhe të të zgjedhurve, do të risë nivelin e kulturës politike, modelii favorizon PAK më shumë ( Jo kush e di se çfarë favori) partitë e vogla politike, do të eliminojë lobimin e oligarsëve dhe centralizimin e liderëve të partive politike etj etj. Por ju lutem, edhe ky model ka mangësitë e veta por është më i praktikuar.

Modeli i listave të lira mund të aplikohet shumë shumë pak ose fare askundë për shkak të specifikave të saj.

Egziston edhe modeli i ashtuquajtur sipas MBETJES MË TË MADHE të votave që sipas ekspertëve supozohet se është më i drejtë, por fare pak ose aspak nuk praktikohet sepse nuk u konvenon partive të mëdhaja politike.

Establishmenti politik që synon prag zgjedhorë ashtu siç u prononcua sekretari i BDI-së se ,,SIGURISHTË mund të jetë 5 %,, ata dëshirojnë ti eliminojnë subjektet e vogla politike ,sepse sa më e madhe të jetë përqindja e pragut aq më pak shanse etablimi kanë partitë e vogla.

Po e përsëris se edhe shteti një njësi zgjedhore nuk u garanton APRIORI partive të vogla etablim në parlament, bile nuk do të thotë se një njësi zgjedhore APRIORI na favorizon si shqiptarë . ( sepse favori varet edhe nga shumë indikatorë tjerë, sa do të jetë përqindja e daljes në votim, sa shtrirje kanë partitë e vogla në teritorin e vendit etj.etj.) (MUNDË TI NDODHË NDONJË PARTIE TË VOGËL ME NJË NJËSI ZGJEDHORE TË MOS FITOJË ASNJË MANDAT KURSE ME 6-të NJËSI TË FITONTE NJË MANDAT, NËSE SIMPATIA E ATIJ SUBJEKTI KA QENË E MADHE NË NDONJË REGJION DHE E KUNDËRTA ).

Kurse çka kërkon EVROPA prej një vendi që synon të integrohet në këtë familje të madhe lidhur me zgjedhjet?

AJO kërkon që ZGJEDHJET të jenë gjegjësishtë të përmbushen katër shtyllat dhe ata të jenë ; TË LIRA (të qeta),TË NDERSHME, TË SINQERTA dhe TË BARABARTA.

Këta shtylla, me një shembull praktik po ritheksoj. se çka nënkuptojnë.

Për pos shum gjërave ndershmëria nënkuptonë që një ministër i partive në pushtet të mos mundet me veturën e qeverisë me paratë publike të shpenzojë për tu endur nëpër fushata prej Likove apo Manastiri e deri në Strugë apo Ohër.

Ai me atë makinë mundë të vijë deri tek shpija dhe mandej të endet me veturën e vetë me shpenzimet e donatorëve të partisë dhe të vetat private e assesi të bëjë shpenzime buxhetore.
Kjo nuk duhet tu duket shembull banal por tipik dhe normalisht kodi zgjedhorë të precizojë ndalimin e shpërdorimeve tjera të pushtetarëve për të ardhur në shprehje sinqeriteti dhe barabarësia.

-Kurse aktualishtë por bile edhe gati një decenie në Maqedoni , MEDIAT e koruptuara pro qeveritare si dhe servisi publik kanë devalvuar , kontaminuar dhe trullosur demokracinë dhe vetë proceset zgjedhore .

Miq të dashur,shum çka duhet ndryshuar në këtë vend, po pse të mos provohet edhe ky model i ri zgjedhorë, IA VLEN!

Lajme të ngjashme

Back to top button