PPD me rekomandime si të trajtohen refugjatët sirian në kufi të Maqedonisë

Partia për Prosperitet Demokratik, duke ndjekur situatën aktuale të fluksit të madh të refugjatëve në kufirin jugorë të vendit, vlerëson se qeveria edhe për kundër vendimit për shpallje të gjendjes së krizës në kufirin jugorë, nuk ka ndërmarrë masat e duhura të veprimit dhe trajtimit të tyre.

“Shprehim kritikën më të ashpër ndaj qeverisë dhe institucioneve tjera të vendit, për mos hartimin e strategjisë dhe parashikimin e flukseve të tilla të refugjatëve, duke patur parasysh se vendi akoma nuk ka të kompletuara paketën e ligjeve dhe nën-aktet ligjore për pranimin, trajtimin dhe kujdesjen për refugjatët.
PPD-ja dënon sjelljen brutale ndaj refugjatëve nga ana e forcave të sigurisë së vendit.
Vlerësojmë se organet kompetente duhet të bëjnë kontrollimin dhe evidentimin e të gjithë atyre që do të hyjnë në këtë territor, paratë duhet bërë në mënyrë efikase dhe me sjellje korrekte ndaj tyre.
PPD-ja sugjeron me urgjencë qeveria të merr masat për ndërtimin dhe montimin e hapësirave për qëndrim të refugjatëve si dhe infrastrukturën përkatëse , deri sa ata të shprehin gatishmërinë për në destinacion tjetër.
Organet shtetërore duhet ti kenë parasysh aktet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me refugjatët siç janë Protokoli i Hagës, Konventa dhe Protokolli për statusin e refugjatëve.” thuhet në kumtesën e PPD.

Sipas kësaj parti, e refugjatët janë persona të cilët për arsye të operacioneve luftarake ose rrethanave të tjera të jashtëzakonshme e kanë lëshuar vendin e tyre prandaj për ata duhet shteti të ofrojë ndihmën e nevojshme në mënyrë efikase dhe me korrektësi.

“PPD-ja vlerëson se establishmenti politik në Maqedoni duhet përfundimisht të largojë nga mendja  konceptin e trasimit të KORRIDOREVE ( siç deshën ta praktikojnë plotësisht edhe me refugjatët nga Kosova më 1999-të), dhe të angazhohen maksimalisht në kërkimin e ndihmës ndërkombëtare për t’i përkujdesur dhe ofruar kushtet humane emigrantëve që duan të tranzitojnë nëpër vendin tonë. ” thuhet në kumtesën e PPD.

Lajme të ngjashme

Back to top button