fbpx

Super Vëllazërimi merr tri pikë në Gjevgjeli, Gostivarit i rrëshqiti fitorja

Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së dytë të kampionatit ët në Ligën e dytë futbollistike në Maqedoni.

Derbi i xhiros është luajtur në Manastir ku janë takuar Pelisteri dhe Gostivari, e që kjo ndeshje përfundoi me shifrat e barabarta 1:1, edhe pse ne pjesën më të madhe Gostivari kishte epërsinë me golin që e kishte shënyar Betim Miftari. Por që festa të mos jetë e kompletuar për Gostivarin, vendasit barazuan në fund të ndeshjes me golin e Bllagojçe Gllavevski.

Vëllazërimi i Kërçovës me golat e Mumin Sallait dhe Murat Adili ka marrë tri pikë me shumë vlerë, duke e mundur Kozhufin me rezultat të pastër 2:0.
Teteksi dhe Lubanici kanë ndarë pikët duke luajtur 1:1, “Skopje” gjithashtu në Autkomand luajti baraz 3:3 me Pobedën e Prilepit, ndërsa Makedonija Gj.P mundi Euromilkun 2:1. / Portalb /

Rezultatet e xhiros së dytë:
Pelisteri – Gostivari 1:1, Kozhufi – Vëllazërimi 0:2, Teteksi – Lubanici 1:1, Makedonija Gj.P – Euromilk 2:1 dhe “Skopje” – Pobeda 3:3.
Tabela: 1.) Makedonija Gj.P 6 pikë, 2.) Lubanci 4, 3.) Vëllazërimi 4, 4.) “Skopje” 2, 5.) Pelisteri 2, 6.) Pobeda 2, 7.) Teteksi 2, 8.) Gostivari 2, 9.)Kozhufi 0, 10.) Euromilk 0 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button