Franca falënderon tre heronjtë amerikanët që shmangën tragjedinë

Presidenti francez, Francois Hollande, ka falënderuar tre heronjtë amerikanë që intervenuan në neutralizimin e një të armatosuri në një tren në Francë, duke shmangur kështu një tragjedi.
Incidenti ndodhi në udhëshpejtën afër qytetit Arras, shkruan BBC, transmeton Klan K.

Më pas policia intervenoi duke arrestuar një 26 viçar me nënshtetësi marokene.

Njëri nga amerikanët tha se i armatosuri kishte një AK-47 dhe një pistoletë.

Ai deklaroi se ia mori ato sulmuesit derisa ai ishte duke ecur nëpër shtegun e trenit.

Në konferncën e së shtunës, ministri i punëve të brendshme të Francës, Bernard Cazeneuve, tha se mbete për t’u konfirmuar tutje, por dyshohet se agresori është ekstremist islamik.

Dy nga amerikanët që çarmatosën sulmuesin, Spencer Stone dhe Alek Skarlots janë anëtarë të forcës ajrore amerikane dhe gardës kombëtare.

Ata po udhëtonin në trenin nga Amsterdami për në Parisë të premten në mbrëmje, me shokun e tyre, Anthony Sadler, i cili po ashtu ndihmoj në çarmatimin e atakuesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button