Samit tripalësh pa Putinin, në përpjekje të zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të presë të hënën në Berlin presidentët francez dhe ukrainas, në mungesë të homologut rus, Vladimir Putin, për të diskutuar për një strategji të përbashkët pas një përshkallëzimi të dhunës në lindjen rebele të Ukrainës.

Merkel do të takojë presidentët francez, François Hollande dhe ukrainas, Petro Poroshenko për herë të parë që prej maratonës në Bjellorusi në muajin shkurt, kur negociatat prej 17 orësh përfunduan me nënshkrimin e marrëveshjeve për paqe të Minsk 2.

Këto marrëveshje mundësuan vendosjen e një armëpushimi jo shumë të respektuar në një konflikt që shkaktoi vdekjen e 6 800 personave në 16 muaj, 1 500 prej të cilëve që prej nënshkrimit të marrëveshjeve.
Kiev kërkon të paraqesë mungesën e presidentit rus, si një sinjal shumë të rëndësishëm për Putinin dhe publikun perëndimor.

”Franca dhe Gjermania janë në të njëjtën anije ashtu si ne dhe janë të gatshme të zhvillojnë bisedime pa atë”, theksoi një burim diplomatik ukrainas./ ATSH

Lajme të ngjashme

Back to top button