Liverpooli mbret i Premier Leagues

Liverpool ka arrit fitore si vendas në kuadër të xhiros së shtatë për të marr kryesimin e Premier Leagues angleze.

Të besuarit e trajnerit, Brendan Rodgers, kanë arrit të triumfojnë ndaj skuadrës së Crystal Palace me rezultat prej 3:1.

“The Reds” zgjodhi dilemën e fituesit qysh në pjesën e parë, kur tre golat e fitores i shënoi në pjesën e parë.

Karvanin e golave e filloi, Luis Suarez në minutën e 13-të ndërsa katër minuta më vonë për Liverpool shënoi edhe Daniel Sturridge. Në listën e realizuesve u shënua edhe kapiteni Stiven Gerard, i cili arriti të shënoi në minutën e 38-të nga pika e bardhë.

Golin e nderit për Palace e shënoi Gayle, 15 minuta para përfundimit të ndeshjes, me ç’rast edhe vulosi rezultatin përfundimtar, atë të 3:1 për skuadrën nga “The Anfield Road”.

Pas kësaj fitoreje Liverpool merr kryesimin e renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 16 pikë ndërsa Crystal Palace mbetet në pozitën e parafundit me vetëm tre pikë të fituara.

Lajme të ngjashme

Back to top button