Rrëzohet helikopteri në Arabinë Saudite, humbin jetën dy pilotë

Autoritetet në Arabinë Saudite kanë njoftuar se dy pilotë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri të forcave të koalicionit në rajonin Xhazan në kufi me Jemenin, raporton Anadolu Agency (AA).

Komanda e Forcave të Përbashkëta (forcat e koalicionit) në një deklaratë në agjencinë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite SPA ka theksuar se: “Pilotët Ali bin Muhammed el-Karni dhe Nasır bin Muhammed el-Harsi, duke zbatuar detyrën për të mbrojtur atdheun nga kryengritësit, sulmues të kufijve të vendit kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit Apache të cilët ndodheshin brenda tij”.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se është duke u hetuar shkaku i rrëzimit të helikopterit.

Forcat e koalicionit që nga fillimi i operacioneve në Jemen e deri tani kanë njoftuar për herë të parë rrëzimin e një helikopteri dhe vdekjen e pilotëve.

Ndërsa në lajmin e kanalit televiziv El-Mesira që është i lidhur me Lëvizjen Shiite Ensarullah (Husi) është pretenduar se helikopteri Apache është rrëzuar nga një raketë e lëshuar nga Husitë.

Lajme të ngjashme

Back to top button