Turqi, terroristët e PKK sulmojnë një stacion policorë me raketa, një ushtarë i vrarë

Të paktën një ushtar turk ka mbetur i vrarë dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm terrorist ndaj një stacionit të policie në Meytussebap, në qytetin juglindor turk, Sirnak, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA, terroristët e PKK me raketa-hedhës sulmuan një stacion policie në Meytussebap.

Ali Alkan, me gradën e kapitenit, u plagos rëndë në sulm dhe me shpejtësi u dërgua në spital, ku edhe humbi jetën. Nga sulmi u plagosën katër ushtarë të tjerë, të cilët u dërguan për trajtim mjekësor në spital.

Ushtria turke pas sulmit filloi një operacion të gjerë me mbështetje dhe nga ajri.

Lajme të ngjashme

Back to top button