Çfarë pritet të ndodhë mes Ramës dhe Metës në shtator

Javët e fundit po flitet gjithmonë e më shumë për nëj çarje mes LSI dhe PS.

Sulme nga të dyja palët kanë vënë në pikëpyetjë aleancën mes Ramës dhe Metës.

Të parët që nisën sulmet ishin përfaqësuesit e PS që i cilësuan të dobët kandidatët e LSI në Pogradec dhe Mallakastër.

LSI-stët u kundërpërgjigjën duke thënë se socialistët u kanë sabotuar punën dhe kanë punuar për kundërshtarin.

Por liderët Rama dhe Meta kanë hedhur ujë mbi zjarrin duke thënë se koalicioni i tyre është i fortë dhe nuk ka asnjë krisje.

Por a do të ketë realisht një krisje në qeveri në muajin shtator?

Për Alfred Lelën nuk pritet të ndodhë një gjë e tillë.

Madje ai thotë se deri në 2017 ky koalicion do të jetë i bashkuar dhe nuk ka asnjë arsye përse të ndahen.

Koalicionet qeverisëse prishen për ide(ologji) të mëdha ose për inate/interesa të mëdha. Përveç estetikës, asnjë ideal tjetër nuk e ndan dyshen qeverisëse Rama-Meta, kështu që bashkëjetesa e tyre politike do të vazhdojë, edhe pse sublimja e njërit jo gjithmonë takon të mirën e tjetrit”,shkruan Lela në komentin e tij në Mapo.

Lajme të ngjashme

Back to top button