Sela bojkoton Mbrëmjet Strugane të Poezisë, për shkak të gjuhës shqipe

Gjuha shqipe dhe këtë vit nuk do të jetë pjesë e hapjes së Mbrëmjeve Strugane të Poezisë. Kryetari i Strugës Zijadin Sela njoftoi se pikërisht për shkak të kësaj, edhe këtë vit do ta bojkotoj festivalin dhe të gjitha aktivitetet e tij. Sela kërkon që festivali përveçse në gjuhën angleze dhe maqedonase të hapet edhe në gjuhën shqipe, si dhe në gjuhët e komuniteteve të tjera që jetojnë në Strugë.

Drejtori i festivalit Mite Stefoski nuk pranoi të komentonte deklaratat e Selës. Ai thjesht iu përgjigj ALSAT, se “nuk dua të komentoj deklarata që do të dëmtonin reputacionin e festivalit.”

Vitin e kaluar para hapjes së festivalit, te ura e poezisë në Strugë, komuna vendosi afishe të shkruara nga Sela, ku shkruante “Ruani qetësinë dhe na respektoni, flisni shqip!” Sela nuk e përjashton mundësinë që edhe këtë vit të bëjë të njëjtën fushatë. Edhe qytetarët shqiptarë vlerësojnë se gjuha shqipe duhet të jetë pjesë e hapjes së festivalit.

Lajme të ngjashme

Back to top button