Francezi Diakite do të përforcojë mbrojtjen e Shkëndijës

Francezi me prejardhje nga Mali, Abdelaye Diakite do të stërvitet disa ditë me Shkëndijën për të provuar të bindë stafin teknik nëse do të përforcojë mbrojtjen ‘kuqezi’.

Mbrojtësi 25 vjeçar Abdelaye Diakite qëndron këto ditë në Tetovë, ku testohet nga stafi teknik i Shkëndijës. Francezi me prejardhje nga Mali duhet të bindë trajnerin Duro dhe asistentet e tij, para se të vendoset nëse do t’i ofrohet kontratë për tu bërë pjesë e Shkëndijës.

Bëhet fjalë për lojtar të dalë nga shkolla e ekipit francez Le Havre, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës si profesionist e ka kaluar në Itali. Aprilia ishte ekipi i parë ku luajti si senior pas Le Havre, ndërsa më pas në vitin 2013 firmos me Parmën ku nuk arrin të luajë si pasojë e një dëmtimi. Crotone dhe Nova Gorica sllovene ishin stacionet e rradhës, ndërsa sezonin e fundit luajti te Teramo Calcio në Seria C të Italisë.

Gjithashtu Abdelaye Diakite është testuar gjatë kësaj vere edhe te skuadra angleze Swindon, e që nga klubi ishin të interesuar për të nënshkruar kontratë me te, por në fund klubi nga Wiltshire dhe menaxheri i futbollistit nuk arritën marrëveshjen. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button