Fillon sezoni edhe në Serie A

Liga italiane Serie A, nis edicionin e ri 2015/2016, sot prej orës 18:00.
Ndeshja mes Verona-Roma do të jetë hapëse e edicionit të ri të ligës që luhet në “Stadio Marc’Antonio Bentegodi”. Ku romakët edhe njëherë kanë treguar fuqinë e tyre pasi që e kanë forcuar mirë ekipin me transferimet e bëra.

Ndeshja e dytë për ditën e shtunë e zhvillon edhe një tjetër ekip romak, Lazio që e pret Bologna në “Olimpic stadium”.
Të dielen luhen takimet tjera, ku kampioni Juventus, takohet me Udinesen në orën 18:00.
E derbi i javës së parë cilësohet ajo mes Fiorentinës dhe Milanos në 20:45.

Dyshet tjera janë këto:

Empoli – Chievo
Frosinone – Torino
Inter – Atalanta
Palermo – Genoa
Sampdoria – Carpi
Sassuolo – Napoli

Lajme të ngjashme

Back to top button