Panair i parë i mjaltit në Strugë

­ Panair i mjaltit do të mbahet sot dhe nesër në Sheshin e revolucionit në Strugë në organizim të Shoqatës së bletarëve “Matica” nga Struga i ndihmuar nga Rrjeti për zhvillim rural nga Maqedonia dhe Komuna e Strugës.

Panairin do ta hapin kryetari i Komunës së Strugës Zijadin Sela dhe drejtori i Rrjetit për zhvillim rural Petar Gjorgjievski. Në Panair me prodhime të tyre do të marrin pjesë bletarë nga Shkupi, Shtipi, Radovishi, Koçani, Manastiri, Prilepi, Ohri, Dibra dhe Struga.

Ky është panairi i parë i mjaltit në Strugë, ndërsa organizohet me qëllim të promovimit të prodhimeve bletare dhe nxitjes së zhvillimit të kësaj veprimtarie ekonomike në këtë rajon, e cila ka kushte të shkëlqyeshme për zhvillimin e bletarisë. Tendenca e organizatorëve është që manifestimi të bëhet tradicional.

Lajme të ngjashme

Back to top button