Maqedonia me shok bombat ndaj emigrantëve, në fokusin e mediave botërore

Maqedonia dhe kriza e migrantëve është në qendër të mediave botërore, të cilat raportojnë se policia maqedonase ka përdorur shok bomba dhe gaz lotsjellës kundër emigrantëve të cilët qëndrojnë në zonën pa kufij në mes Maqedonisë dhe Greqisë, shkruan Meta.

“Wall Street Journal”, “New York Times”, “Euronews”, “Daily Mail”, “France 24” dhe “BBC” janë vetëm disa mediat që raportuan raportet e “Reuters”, “Associated Press” dhe “Bloomberg”.

Në artikujt e tyre theksohet se tetë persona janë plagosur, pasi policia hodhi shok bomba dhe gaz lotsjellës direkt mbi turmën, e cili është mbërthyer në “tokën e askujt” midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Sipas raportit të “Reuters”, agjencitë humanitare si Kryqi i Kuq, Mjekët pa Kufij dhe UNHCR-së nuk kanë pasur qasje me refugjatët në zonën pa kufij, edhe pse ata janë të pranishëm në të dy anët e kufirit.

UNHCR dhe Amnesty International (AI), kanë dënuar mbylljen e kufijve. Sipas UHNCR, ata janë persona që kërkojnë mbrojtje dhe duhet të ndihmohen, ndërsa AI konsideron se ky hap i Qeverisë së Maqedonisë mund të thellojë krizën dhe do të shkaktojë sjellje të dhunshme.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button