Maqedoni: Emigrantët e kaluan natën nën qiellin e hapur

Turma të imigrantëve dhe refugjatëve janë tubuar sot në kufirin e Greqisë me Maqedoninë, pasi e kaluan natën e ftohtë dhe me lagështi nën qiellin e hapur, meqë hyrja e tyre ishte ngadalësuar nga policët dhe ushtarët e Maqedonisë.

Masa prej disa mijëra njerëzve, shumica prej tyre refugjatë sirianë, brohoritnin “na ndihmoni” në linjat e policisë speciale prapa telave me gjemba, të vendosur në kufi prej ditës së enjte, kur Maqrdonia shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe e ka mbyllur kufirin.

Afro 600 vetë ishin lejuar të hyjnë gjatë natës në trenin e mëngjesit në stacionin në Gjevgjeli dhe janë dërguar për në pjesën veriore të Serbisë, që është ndalja e fundit në rrugë për në Hungari dhe vendet e zonës Shengen të Bashkimit Evropian, raporton agjencia Reuters.

Më tepër imigrantë mund të shihen duke ardhur në këmbë në anën e Greqisë, gjatë mëngjesit.

Dje policia e Maqedonisë ka përdorë gaz lotsjellës dhe mjete të tjera për t’i ndalur masat e zemëruara të sirianëve, afganëve, irakianëve dhe të tjerëve, që synonin kalim nëpër Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button