Francë, të shtëna me armë në trenin e shpejtë Amsterdam-Paris

Një shtetas marokien, ka plagosur 3 persona në një tren të shpejtësisë së lartë, i cili ishte nisur nga Amsterdami dhe si destinacion kishte Parisin.

Incidenti ka ndodhur pranë qytetit francez Arras, autori i kësaj ngjarje është arrestuar nga policia franceze në stacionin e këtij qyteti, transmeton Gazeta Blic. Sipas raporteve të para të mediave franceze, një nga të plagosurit është shtetas amerikan, ndërsa një tjetër është anglez, të dy në gjendje të rëndë shëndetësore. I plagosuri i tretë ende nuk është identifikuar, transmeton GazetaBlic.

Autori i ngjarjes është një shtetas marokien 26-vjeçar, të cilit i është gjetur një kallashnikov, një pistoletë dhe një thikë.

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel e cilësoi incidentin si një sulm terrorist, ndërsa vlerësoi dy amerikanët që neutralizuan autorin.

Lajme të ngjashme

Back to top button