Ftohen marrëdhëniet Prishtinë- Ljubljanë, Sllovenia nuk i jep viza Skënder Hysenit

Pasi Kosova i dërgoi notë proteste Sllovenisë, për ndalesën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, janë ndier efektet e para të ftohjes së marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Lubjanës. Arbresh.info merr vesh nga burime mirë të informuara se shteti i Sllovenisë i ka refuzuar vizat Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi kanë kërkuar nga Lubjana viza të udhëtimit për në Evropë.

Ministri i Punëve të Brendshme ka kërkuar nga shteti i Sllovenisë që t’i pajis me viza stafin e tij për udhëtime zyrtare, mirëpo ka marr një përgjigje negative. Më pas Hyseni i është drejtuar ambasadës Italiane ku ka kërkuar viza për stafin e tij.

Ambasada Italiane është treguar më ‘dorë shlirë’ dhe i ka pajisur stafin e Hysenit me viza 1 vjeçare. Arbresh.info merr vesh se arsyeja e refuzimit të vizave ka ndodhur pasi Kosova i dërgoi notë proteste Sllovenisë, ku përmes një rezolute në Kuvend, deputetët votuan pro që shtetit Slloven t’i tërhiqet vërejtja për ndaljen e liderëve nga Kosova. Më herët edhe Agim Çeku dhe Hashim Thaçi ishin ndaluar nga autoritetet sllovene për shkak të një urdhër arresti që ekzistonte nga Serbia.

Lajme të ngjashme

Back to top button